Përshkrim
Më tepër
Jeta e Madonës, Patrick Edlinger-it, George Sand-it, John Lennon-it, Serena Williams-it apo e disa të tjerëve, do të na ndriçojë këtu: ne nuk lindim me vetëbesim, por bëhemi të tillë. Vetëbesimi është gjithmonë një pushtim, i duruar, i vështirë. E nganjëherë, kur zotërimi i vetes sonë kulmon në një formë harrimi të vetes, ky vetëbesim është gjithashtu rast për një gëzim të thellë.
Për ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë. Pra do të na duhet të shkojmë të kërkojmë gjetkë: te psikologë si Boris Cyrulnik apo psikanalistë si Jacques Lacan, në punime kërkuesish apo pedagogësh, në përvojën e sportistëve, pilotëve të avionëve ushtarakë apo mjekëve të urgjencës, në fjalët e poetëve apo vegimet e mistikëve të mëdhenj.
Të dhëna
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 175 |
ISBN | 9789951817110 |
Viti i Botimit | 2021 |
Vendodhja | Prishtinë |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Urim Nerguti |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.