Përshkrim
Tashmë ka ardhur ora: ka rënë gongu. Kemi tjetër shpejtësi, tjetër përbindësh hyn në skenë. Vrasja përcaktuese e atit, ka ndryshuar rrjedhën. Mitja, djali i dytë i Karamazovëve, duket sikur është Raskolnikovi i “Krim e ndëshkim”. Aljosha duket si Princi Mishkin i “Idiotit”, të tjerë duken si personazhe te “Djajtë”.
Një veprim që ecën me shpejtësi skëterrë dhe krijon një mjedis të përsosur pë të parë “atëvrasësin”, dashnorin e marrosur, njeriun e veprimit; po edhe për të gjetur urtësinë e vëllait të magjepsur nga filozofia e murgjve, i cili depërton thellë në psikikën e shkalafitur të vëllait “kobure”.
Po personazhet e tjerë? Skenat magjepsëse në pijetoren e fshatit të largët, epshi, ulërimat, frika, gjithçka bëhet me një nxitim të etur dhe të mbuluar me tym. Jo tym çfarëdo! Pastaj gjyqi, skenat e madhërishme, elegante, me një mbrojtje logjike dhe elegante, shpërthimet e herëpashershme, me një lartësi të paarritshme.
Po me këtë ethe mbyllet romani dhe vepra e madhe, i cili jo thjesht lexohet por edhe shikohet si një magji e mrekullueshme, me sytë e mendjes…
Data sheet
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 662 |
| ISBN | 9789928251039 |
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Xhemile Zykaj |
| Roman | Psikologjik |










Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.