Përshkrim
Vëllezërit Karamazovë 1 është jo vetëm kryevepra e shkrimtarit dhe e letërsisë ruse, po edhe e letërsisë botërore. Aty gjen kuintesencën e veprës dostojevskiane: shpaloset filozofia e tij, thelbi i veprimit shoqëror, i besimit rus, i ndërgjegjes së kombit rus, i joshjes që i bëhet gjithë shtresave të shoqërisë ruse. Mjafton të njohësh familjen Karamazov, atin dhe bijtë, jetën që bën qytetari rus, murgu rus. Dhe sidomos jeta e Kuvendit ku murgjit dhe filozofia e kohës gëlon, pasqyrohet edhe në sytë e birit më të vogël të Karamazozëve, i cili endet nëpër labirintet e murgjve, duke u përplasur me ideologjinë e ashpër të fesë dhe mendimit fetar, duke gjetur shpesh rrugëzgjidhjet brenda ngushtësisë sociale ku janë të shtrënguar të jetojnë. Ky vëllim i parë përgatit terrenin e veprimit i cili do të shpërthejë në vëllimin e dytë…
Data sheet
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 465 |
| ISBN | 9759928251022 |
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Xhemile Zykaj |
| Roman | Psikologjik |








Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.