Qyteti i arinjve
Qyteti i arinjve

1 x 740,00 ден

Mencuria e pasigurise
Mencuria e pasigurise

2 x 600,00 ден

Lumturohuni
Lumturohuni

2 x 420,00 ден

Me pak stres
Me pak stres

1 x 490,00 ден

Autobusi i energjive
Autobusi i energjive

1 x 600,00 ден

Mendo dhe behu i pasur
Mendo dhe behu i pasur

1 x 600,00 ден

Dilema e novatorit
Dilema e novatorit

1 x 900,00 ден

Nje nate magjike
Nje nate magjike

1 x 740,00 ден

Total:
10.330,00 ден

Dyqani

Qyteti i fundit

600,00 ден

“Qyteti i fundit është një roman për luftën, për paqen dhe humanizmin. Është pararendës i romanit modern shqiptar.

Kategori:

Përshkrim

Petro Marko

More info

Vetëm brenda 7 ditëve dhe 7 netëve Petro Marko i zhvillon të gjitha ngjarjet e këtij romani.

Pas kapitullimit të Italisë fashiste ushtarët dhe të gjithë ata italianë të mbetur ende në Shqipëri, janë mbledhur në portin e Durrësit, në pritje të anijeve për t’u kthyer në vendin e tyre. Gjatë këtij qëndrimi në “qytetin e fundit” buzë detit, faqe pas faqeje, fillojnë të zbulohen shumë histori dhe fate njerëzish që sapo kanë kapërcyer tragjedinë e kohës.

Nëpërmjet kujtimeve të personazheve, veprimi zhvendoset edhe në qytete dhe fshatra të tjera të Shqipërisë, në Itali e gjetkë. Ata rrëfejnë për çastet vendimtare të jetës së tyre, për kthesat dhe të papriturat, me dëshirën për të dalë nga e gjithë kjo mjegull dramatike që la pas lufta.

Një vend të rëndësishëm në roman, me një mesazh domethënës, zë edhe dashuria që lind mes një oficeri të ri shqiptar dhe një vajze italiane që mbi vete mbart peshën e një dhune shpirtërore dhe morale. Është një dashuri që i shpërfill kufijtë, kapërcen gjykimet dhe bëhet e prekshme e njerëzore.

Data sheet

Lloji i botimit Paperback
pages 453
ISBN 9789928807779
Published year 2023
Vendodhja e botimit Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha e leximit Over 14 years old
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Qyteti i fundit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ilindenska, Nr: 105 Librarianob590@gmail.com