Shatter Me
Shatter Me

1 x 870,00 ден

Thousand Boy Kisses
Thousand Boy Kisses

1 x 870,00 ден

Qyteti i arinjve
Qyteti i arinjve

1 x 740,00 ден

Reckless
Reckless

1 x 850,00 ден

Para se te ishim tuajt
Para se te ishim tuajt

1 x 800,00 ден

Total:
4.130,00 ден

Dyqani

Otello – Argeta

320,00 ден

Otello, arapi i Venedikut u shkrua më 1604, bazuar në veprën “Hecatommithi” i novelistit italian Giraldi Cinthio. Otello, arapi i Venedikut u shkrua më 1604, bazuar në veprën “Hecatommithi” i novelistit italian Giraldi Cinthio. Rolet e para janë Otello, Desdemona dhe Iagua, ndërsa të dytët janë Brabanti, Kasi, Roderigu, Emilia dhe Bianka. Ky është një botim luksoz i përkthimit unik të veprës nga Fan S. Noli.

Kategori:

Përshkrim

William Shakespeare

Më tepër

Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit. Më shumë se çdo gjë tjetër, ajo çka e dallon Otellon nga tragjeditë e tjera është roli i të ligut të saj, Jagos. Ndërsa, uzurpatori, Mbreti Klaud i Hamletit, vajzat e pabesa të Mbretit Lir dhe ligësia e panatyrshme e Makbethit, janë të gjithë të ligj në mënyrën e tyre, asnjë prej tyre nuk ka atë rol diabolik si Jagoja.
Jagoja është një karakter që, në thelb, shkruan subjektin kryesor të pjesës. Ai ka një rol kyç në të dhe u jep drejtimin kryesor të tjerëve, më dukshëm arapit fisnik, Otellos. Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.
Në të vërtetë, “të parët” dhe zbrazëtia midis shfaqjes dhe realitetit, jo vetëm që është një temë themelore e tragjedisë, por ndërthuret me fije të tjera tematike kryesore (besimi, nderi e reputacioni), si dhe hedh dritë në të tjera tema, duke përfshirë temën e patriarkatit dhe të shtetit politik.

Të dhëna

Lloji i botimit Me kapak te holle
Faqe 216
ISBN 978999274359X
Viti i Botimit 2018
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Përkthyesi Fan. S. Noli

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Otello – Argeta”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

f
Ilindenska, Nr: 105 (212) 862-3680 Librarianob590@gmail.com