Dyqani

Lojë e rrezikshme

920,00 ден

Kategori:

Përshkrim

Një triller magjepsës, në të cilin një shkrimtare e dëshpëruar kërkon muzën në një vend të largët, por ajo çka gjen sfidon çdo pritshmëri… dhe realitetin.

Dikur, pena e saj i bënte librat të zjarrtë, por një reagim viral për filmin e përshtatur mbi romanin e fundit, e detyron Petra Rozin të bëjë një pauzë, duke sjellë vonesë në përmbushjen e afateve të tjera dhe në shlyerjen e kredisë. E cilësuar si “oportuniste e etur për mashtrim dhe famë, ajo mëson, në mënyrën më të vështirë, se ç’ndodh kur të kthehet kundër interneti.

Me romanin e radhës në pritje dhe kursimet pothuajse në përfundim, ajo tërhiqet në një shtëpizë buzë liqenit, me shpresë se do të gjejë frymëzim. Është përpjekja e fundit e Petrës për të shpëtuar karrierën dhe veten.

Pastaj shfaqet ai.

Detektiv Nataniel Seinti mbërrin me lajme shqetësuese, por prania e tij ndez tek ajo dellin krijues, që mendonte se ishte fashitur. Pak nga pak, personazhi imagjinar fillon të marrë formën e oficerit të policisë, i cili po bëhet muza e saj.

Takimet e tyre “në kuadër të librit” turbullojnë kufijtë midis fantazisë dhe realitetit. Çdo shikim dhe prekje e tërheq Petrën më thellë në një botë ku mendonte se nuk do të humbiste ndonjëherë. Mirëpo frymëzimi i fuqishëm vjen me një çmim.

Kur Seinti fillon ta marrë shumë seriozisht rolin e tij në karrierën e saj, Petra përballet me kaosin që krijoi vetë. Vetëm se kjo mund t’i kushtojë më shumë sesa reputacionin që është përpjekur të shpëtojë. Atë që bota krijoi për të e që vetëm ajo mund ta rifitojë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Lojë e rrezikshme”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ilindenska, Nr: 105 Librarianob590@gmail.com