Përshkrim
More info
Kur samuraji i pamposhtshëm, Miyamoto Musashi, shkroi në vitin 1643 për studentët e tij dhe samurajit e ardhshëm, ‘Librin e Pesë Unazave’, një manifest për aftësinë e luftimit me shpatë, strategjinë dhe fitoren, ai krijoi një nga tekstet më gjithëpërfshirëse dhe të sakta për të menduar në mënyrë strategjike.
Musashi ofron këshilla të përjetshme për mposhtjen e armikut, kapjen në befasi të kundërshtarit, krijimin e konfuzionit dhe teknika të tjera për të nënshtruar sulmuesin, që do të gjejnë jehonë tek artistët marcialë dhe te kushdo që dëshiron të menaxhojë me mjeshtëri konfliktet. Për Musashi-n, artet marciale ishin mjeshtëri e mendjes, jo thjesht aftësi teknike, dhe pikërisht kjo rrugë drejt mjeshtërisë është thelbi këtij libri.
Këtu do të gjesh parimet e vërteta që duhen për të fituar në arte marciale dhe në betejë, të cilat Musashi i fitoi nga përvoja, vëzhgimet dhe arsyeja e tij.
Data sheet
Lloji i botimit | Paperback |
ISBN | 9789928265760 |
Published year | 2023 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Arben Shehu |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.