Ne kerkim te kuptimit
Ne kerkim te kuptimit

1 x 520,00 ден

Xhevdet beu dhe te bijte
Xhevdet beu dhe te bijte

1 x 1.100,00 ден

Asnje qindarke me shume
Asnje qindarke me shume

2 x 650,00 ден

As te paret, as te fundit
As te paret, as te fundit

1 x 600,00 ден

Kam shume per te thene
Kam shume per te thene

1 x 350,00 ден

Ditari i nje trupi
Ditari i nje trupi

2 x 550,00 ден

Agjenti anglez
Agjenti anglez

1 x 860,00 ден

Motra e diellit
Motra e diellit

1 x 980,00 ден

Djali i magjistares
Djali i magjistares

1 x 600,00 ден

Nje shtepi teper e qete
Nje shtepi teper e qete

1 x 600,00 ден

Surrounded by Idiots
Surrounded by Idiots

1 x 950,00 ден

Sekreti
Sekreti

1 x 800,00 ден

Para se te ishim tuajt
Para se te ishim tuajt

1 x 800,00 ден

Total:
10.560,00 ден

Dyqani

Kam shume per te thene

350,00 ден

Monologu i pafund, por i dëshpëruar, i një burri që ka humbur dashurinë, por kërkon ende të flasë me ish-të dashurën e vet, ndaj zgjedh t’i shkruajë një letër, që e di qysh në fillim që do të përfundojë në roman, për ta lexuar të gjithë njerëzit. Kam shumë për të thënë” fitoi Çmimin e Debutuesve në vitin 2014, në Belgjikë, si dhe arriti ndër finalistët e disa çmimeve letrare belge. Në vitin 2016, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.

Kategori:

Përshkrim

Christophe Van Gerrewey

Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis t’i shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është t’i tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre. Teksa shkruan, ai fillon të kuptojë se atë letër nuk do ta dërgojë kurrë, madje fillon të fantazojë se ndoshta duhet ta botojë atë.

Nga ana tjetër, dërguesi dhe marrësja e letrës marrin jetë dhe shkëputen pak nga pak nga autori.

Marrësja kthehet në një rrëfimtare të dytë, duke i dhënë frymë një tjetër historie, një varianti të dytë, një interpretimi të ri të historisë së tyre. Ky akt fillimisht “hakmarrës” shndërrohet në një dialog që skicon vështirësitë e historive moderne të dashurisë.

Romani duket se eksploron botëkuptimin tonë mbi dashurinë, me anë të një historie dashurie në dukje të thjeshtë, duke e shpalosur atë ngadalë e duke nxjerrë në pah kontradiktat themelore të idealit dashuror.

Ky roman largohet nga normat e zakonshme të stilit apo strukturës formale dhe paraqet një thellësi mendimi, që e shtyn lexuesin të identifikohet me rrëfimtarin si të ishte një bashkautor.

Kritika

Dashuria nuk mungon si temë në veprat letrare, por janë të paktë ata që kanë arritur të shkruajnë për të në një mënyrë kaq të zgjuar sa i riu flamand, Christophe Van Gerreëey… Duket i aftë të sjellë në jetë edhe gurët.

Volkskrant

Ky mjeshtër i stilit shkëmben, pa u sforcuar, deklarata lirike dashurie e urrejtjeje me kritika shoqërore e letrare thumbuese.

NRC Handelsblad

Një vepër debutuese tërheqëse dhe bindëse.

De Standaard

Fragmente nga libri

1)      Është e vështirë të imagjinohet se sa e mërzitshme mund të jetë jeta martesore dhe sa të kota janë përpjekjet për ta mbajtur në këmbë një martesë të pashpresë. Vështirë të imagjinohet se sa patetikë bëhen njerëzit kur bie fjala për dashurinë, se si ankohen dhe u shmangen disa të vërtetave, se si ngecen në vendnumëro në jetën e tyre dhe, të mbytur nga keqardhja për veten, kapen pas emocioneve të përjetuara në të shkuarën.

 

2)      Më duhet të të mbaj në këtë fjali të parë si një shami të mbledhur shuk dhe pastaj, ashtu siç bën klouni, të të nxjerr prej andej si një buqetë. Kështu duhet të fillojë një letër: me cilësitë më të veçanta, të shprehura me një mbiemër të vetëm (mundësisht i paraprirë nga një ndajfolje), ndjekur nga emri i të adresuarit, që jo domosdoshmërisht e dinë të gjithë, por që shpesh është një variant, i cili tregon marrëdhënien që ekziston midis dërguesit dhe marrësit. Në këtë rast, një hyrje e tillë është e pamundur, për shumë arsye. Gjithsesi, kjo nuk është një letër, kështu që s’jam i detyruar të të drejtohem dhe të të rrëfej ty – të rrëfej për ne dhe për atë që ndodhi mes nesh. Ky është një lloj teksti, në të cilin vlejnë të tjera rregulla.

3)      Unë kam bërë vetëm zgjedhje të gabuara, dhe është shumë vonë për të bërë diçka ndryshe, kaq vjeçe sa jam, më duket e paimagjinueshme që kam vetëm dy zgjedhje; ose të bëj punë vullnetare, gjë që më pëlqen deri diku, por patjetër jo përgjithmonë dhe përveç kësaj marr edhe asistencë sociale, ose të bëj një punë ku s’është nevoja të vë trurin në lëvizje dhe të bie në depresion. E di që s’duhet të të zbrazem ty, më fal, madje as nuk e di nëse duhet të t’i them këto gjëra, kjo nuk i bën mirë lidhjes sonë, madje as përshtypjes që mund të kesh krijuar ndërkohë për mua, por ti më njeh, është vonë, e di, e shoh nga mënyra se si më vështron, me siguri që mendon: çfarë do të bëhet me ty, çfarë të dashure kam – mos më shih ashtu!

 

Data sheet

Lloji i botimit Paperback
pages 140
ISBN 9789928233622
Shtëpia botuese Op de hoogte
Published year 2019
Vendodhja e botimit Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Numri i botimeve I parë
Përmasat 14×21
Përkthyesi Irena Rama
Roman Psikologjik

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kam shume per te thene”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

f
Ilindenska, Nr: 105 (212) 862-3680 Librarianob590@gmail.com