Përshkrim
Ky libër synon të jetë si një pasqyrë e ndritshme e vetes tuaj që reflekton jo vetëm pamjen tuaj të jashtme, por edhe forcat e fshehura, bukurinë e brendshme dhe potencialin e paeksploruar. Çdo faqe është një hap drejt një pasqyre më të qartë dhe më të sinqertë të vetes tuaj duke ju ndihmuar të vlerësoni dhe të përqafoni jo vetëm ditët kur ndiheni të mrekullueshëm, por edhe ato kur ndiheni më pak të sigurt. Është një udhërrëfim që ju mëson se si të gjeni bukurinë dhe fuqinë në të dyja këto momente, sepse secili prej tyre ka një vlerë të madhe në formimin e personit që jeni sot.
Së fundi, ky libër është një ftesë për të hyrë në një marrëdhënie më të thellë dhe më të dashur me veten tuaj. Ashtu si një ditë kur shikoni në pasqyrë dhe ndiheni të mahnitur nga reflektimi juaj, ky libër do t’ju ndihmojë të ndiheni të mahnitur dhe të lumtur me veten tuaj – jo vetëm për një moment, sepse fuqia e vetëreflektimit do lërë gjurmë të thella tek ju . Përtej kritikave, përtej dyshimeve, është një version i juaj që pret të zbulohet dhe të shkëlqejë. “Fuck Kritika, Shkëlqe me Vetëbesimin Tënd” nuk është vetëm një libër, është një udhërrëfim për të arritur atë shkëlqim.
Të dhëna
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
ISBN | 9789928078926 |
Viti i Botimit | 2024 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.