Përshkrim
Teo e mbante mend se si Natasha e shqiptonte emrin e tij. Pa lëkundjen e vitheve të saj, kur ngjitej shkallës përpara tij, dhe flokët që i përhapeshin nga era, kur qëndronte te parmaku i kuvertës duke e ndjekur me sy nga pas largimin e katerit. E gjithë vetëdija e tij ishte e mbushur vetëm me të, kurse trupi iu drodh nga tendosja kur Teo filloi te” punonte. Dhe ja, pas njëfarë kohe, nga thellësitë e mjegulluara të pëlhurës dolën tiparet e fytyrës së saj… Natasha… Ajo e kishte magjepsur, duke ia nënshtruar shpirtin dhe trupin… Teo e ndiente se Natasha e kish zotëruar atë, prandaj, i përfshirë nga njëfarë dëshpërimi i tërbuar, ai vazhdonte. Të hidhte bojë pas boje te kanavaca. Dhe kështu vazhdoi derisa zbardhi agim i ditës së re. Nuk e dinte se sa ishte ora, nuk kishte fare punë me orën. Sepse vetëm duke vizatuar mund të qëndronte pranë Natashës. Dhe kur rrezet e para të agimit u dukën që pas horizontit, nga pëlhura e tij e vështronin sytë e saj të mrekullueshëm.
Data sheet
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 304 |
| ISBN | 9789928291059 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Fatmir M.Dibra |










Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.