Përshkrim
Më tepër
Të grumbullosh një milionëshin e parë në mënyrë të ligjshme është e vështirë. Të bësh një milionëshin e parë në mënyrë jo të ligjshme është pak më e lehtë. Të ruash një milionëshin e parë ndoshta është operacioni më i vështirë.
Henrik Metelski ishte prej atyre njerëzve të rrallë që i kishte menaxhuar të treja këto situata edhe pse një milionëshi i parë i ligjshëm ishte grumbulluar mbas një milionëshi që kishte përfituar në rrugë jo të ligjshme, ajo që e bëri atë të ishte një hap para të tjerëve ishte fakti që ai arriti t’i mbante nën kontroll këto para.
VLERËSIME
Librat e Jeffery Archerit janë befasues, tronditës dhe personazhet janë aq të vërtetë sa shpesh të krijohet mendimi se Archer-i ka shkruajtur biografinë e tij. Duke u nisur nga forca e prozës së tij unë do të guxoj që ta krahasoj atë me John Galsworthy-n. Por ai rrëfen me gjuhën e bashkëkohësve, prandaj është edhe kaq i suksesshëm.
The Guardian
Archer…, ka një talent të jashtëzakonshëm. Ai rrëfen me mjeshtri ngjarje që lëvizin me dinamizëm dhe gjatë gjithë kohës përjeton emocione të shumta.
The Philadelphia Inquirer
Ai ka klasin e Alexandër Dumasë… dhe është i aftë që ta mbajë të “mbërthyer” lexuesin deri në fund të romanit.
Washington Post
Të dhëna
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 365 |
ISBN | 9789928062215 |
Titulli origjinal | Not a penny more, not a penny less |
Viti i Botimit | 2018 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Mirela Milori |
Roman | Sagë&Histori |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.