Dyqani

Arti i dembelizmit

520,00 ден

Ky libër është i shkurtër. Qëllimi është t’ju bëjë më të vetëdijshëm për veten, veprimet e përditshme dhe mënyrën se si do t’ju ndikojnë në të ardhmen. Pas leximit të librit, shpresojmë se do të ndaloni së qeni kaq dembelë dhe më në fund do të filloni të bëni gjërat që dëshironi të bëni.

Kategori:

Përshkrim

Grup autorësh

Më tepër

Mos gjeni justifikime se përse nuk mund të bëni gjërat që dëshironi të bëni. Ndaloni menjëherë, tani. Ndaloni së dhëni përgjigje mendjes. Filloni të bëni pyetje. Do ta detyrojnë mendjen të gjejë një rrugë.

Humbja e kohës, në mënyrë që koha të jetë e përsosur, është justifikimi më i keq dhe do të pendoheni më vonë për një gjë të tillë. Nuk ka kohë të përsosur. Koha më e mirë është tani.

● Nëse dëshironi të udhëtoni nëpër botë, koha më e mirë është tani.

● Nëse doni të filloni një biznes, koha më e mirë është tani.

● Nëse doni të shkoni në palestër, koha më e mirë është tani.

Do ta falënderoni veten më vonë.

Qëllimi duhet të jetë të jetojmë sa më mirë. Dhe ka kaq shumë gjëra që bëjmë çdo ditë, për të cilat do të pendohemi në të ardhmen.

 

* * *

Ne duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë kohën që na është dhënë. Ne tashmë e dimë këtë dhe na është thënë më mijëra herë, por a e përdorim kohën në mënyrën më të mirë të mundshme? A ju pëlqejnë gjërat që bëni? A jemi të rrethuar me njerëzit që duam? Jeta është e shkurtër për të bërë gjërat që urrejmë, ose për të mos bërë gjërat që dëshirojmë të bëjmë. Keqardhja do të jetë e madhe kur të plakeni. Imagjinoni që jeni pothuajse 80 vjeç, të ktheni kokën prapa dhe të dëshironi të bëni diçka ndryshe. Ju e keni jetuar jetën siç dëshironit, jo siç donin të tjerët. Do të pendoheni për të gjitha çastet që keni humbur duke qenë dembelë, që keni qëndruar ulur në një divan duke parë televizor, pa asnjë arsye dhe keni kaluar orë të tëra çdo ditë duke parë mediat sociale, pa asnjë qëllim. Asnjë person që nuk bën gjërat që dëshiron, nuk mund të jetë i lumtur nga brenda.

Të dhëna

Lloji i botimit Me kapak te holle
Faqe 125
ISBN 9789928006288
Viti i Botimit 2024
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 18-vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Arti i dembelizmit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ilindenska, Nr: 105 Librarianob590@gmail.com