Përshkrim
Më tepër
Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e hidhur e të cilit e përshkon këtë libër. Rrëfimi fillon me rënien e Perandorisë Osmane dhe pasojat e saj, dhe jep një imazh të mrekullueshëm të Stambollit dhe të banorëve të tij për një shekull të tërë. Është Shefqeti, një prej tregtarëve të parë myslimanë, ai që na përgatit për një botë të tërë imazhesh dhe ndodhish si dhe këtë ortek marramendës idesh dhe kronikash. Ai po bëhet gati që të martohet, ëndërron të zgjerojë biznesin e tij dhe të bëjë pasuri, të krijojë një familje të madhe, madje një familje moderne stambollie me shembëlltyrën e jetës perëndimore, ndikim që ka nisur të ndjehet tashmë nëpër ajër. Tregtari ynë ia del të mbledhë kapital dhe të bëhet një qytetar i ri i botës në këtë Republikë të re turke. Me përvojat dhe jetën e pasur të Shefqetit, të të bijve dhe të nipërve të tij, Pamuk na jep historinë e modernizimit të Turqisë së shekullit të 20-të. “Unë rrija në dritaren time, ndërkohë që miqtë e mi përballeshin jashtë me terrorin. Ndjehesha fajtor që në ato ditë kur qëmtoja për këtë libër, miqtë e mi arratiseshin nga vendi ose futeshin nëpër burgje,” shkruan Pamuk për ditët kur e formësonte këtë vepër, ky prag i parë nga nis jeta e tij e gjatë prej rrëfimtari të madh.
Të dhëna
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 687 |
ISBN | 9789928221315 |
Titulli origjinal | Cevdet Bey ve Ogullari |
Viti i Botimit | 2018 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Stefan Vuçani |
Roman | Sagë&Histori |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.