Dyqani

Xhejmsi

780,00 ден

Kategori:

Përshkrim

Një ripërfytyrim brilant i aventurave të Hakëlberi Finit, sa tronditës aq edhe satirik, i treguar nga këndvështrimi i skllavit Xhim.

 

Kur skllavi Xhim dëgjon se do t’i shitet një burri në Nju Orlins, i ndarë përgjithmonë nga e bija dhe gruaja, vendos të arratiset e të fshihet në ishullin Xhekson aty pranë, për të hartuar një plan shpëtimi për familjen. Ndërkohë, Hak Fini ka falsifikuar vdekjen e vet për t’i shpëtuar të atit të dhunshëm, i cili është kthyer së fundmi në qytet.

Siç e dinë të gjithë lexuesit e Aventurave të Hakëlberi Finit, kështu fillon udhëtimi i rrezikshëm – me trap, teposhtë lumit Misisipi – i këtyre dy personazheve të paharrueshme të letërsisë amerikane drejt premtimit të pakapshëm dhe shpesh të pabesueshëm të Shteteve të Lira. Percival Everetti e merr kryeveprën e Mark Tueinit dhe e tregon historinë nga një perspektivë e ndryshme, ajo e Xhejmsit, i njohur nga të gjithë si Xhimi, duke zbuluar inteligjencën, dashurinë, përkushtimin, guximin dhe humanizmin e NJERIUT, që bëhet protagonisti i vërtetë i romanit.

Një burrë që vendos të zgjedhë lirinë me çdo kusht, për t’u quajtur me emrin e tij të vërtetë, Xhejms dhe jo Xhim, nofka përçmuese që përdornin të bardhët për të treguar personat me ngjyrë.

Me humorin, zgjuarsinë, stilin dhe mprehtësinë që e dallojnë dhe e kanë bërë një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të brezit të tij, Percival Everetti sjell një roman që e magjeps lexuesin nga faqja e parë deri në të fundit dhe që do të bëhet, sipas kritikëve dhe lexuesve, një gur themeli në historinë e letërsisë amerikane.

Xhejmsi është një libër i shkëlqyer që tregon pa frikë historinë e vërtetë të Amerikës, abuzimet dhe dhunën që e kanë shënjuar.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Xhejmsi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ilindenska, Nr: 105 Librarianob590@gmail.com