Përshkrim
“AI E URREN… GATI PO AQ SA E DËSHIRON.”
I mahnitshëm, kryelartë dhe i vendosur për t’u bërë mjek i suksesshëm, XHOSH ÇENI nuk ka takuar kurrë një vajzë, që të mos ketë rënë pre e magjepsjes së tij — me përjashtim të Xhuls Ambrozës. Kokëkuqja e bukur ka qenë si një gjemb në këmbë, që kur janë njohur, por, në të njëjtën kohë, ia ka përpirë mendimet si asnjë vajzë tjetër.
Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa rregulla të thjeshta.
Pa xhelozi.
Pa detyrime.
Pa rënë në dashuri.
Një vajzë ambicioze, që spikat, XHULS AMBROZA, dikur e vdekur për festa, tani është përqendruar në një gjë të vetme: të marrë provimin e avokatisë. E fundit gjë që dëshiron, është të përfshihet në një marrëdhënie me një mjek, që është sa i padurueshëm, aq edhe tërheqës.
Po sa më thellë e njeh, aq më shumë kupton se burri, që ka urryer prej kaq kohësh, është ndryshe nga sa e ka imagjinuar. Vëllai i shoqes së saj të ngushtë. Hakmarrja e saj. Shpëtimi i saj i vetëm.
Një bashkim i ujdisur në ferr, po kur demonët e së kaluarës u vihen pas, ata përballen me disa të vërteta që mund t’i shpëtojnë… ose të shkatërrojnë gjithçka, për të cilën kanë punuar.
Data sheet
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 536 |
ISBN | 789928377371 |
Shtëpia botuese | Twisted hate |
Published year | 2024 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18-vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Silvi Mema |
Roman | Romancë&Pasion |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.