Përshkrim
Jeta e Ed Kenedit rridhte e qetë deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë perspektivë për të ardhmen.
Kur s’lexonte, e kalonte kohën me miqtë duke luajtur letra para një gote birrë ose duke shëtitur Portierin, qenin e tij, që pinte shumë kafe dhe kutërbonte edhe kur ishte i pastër.
Nuk para ishte fort i shkathët me vajzat, sepse e vetmja që i interesonte vërtet ishte Odri, arsyeja përse kishte mbetur në këtë vend pa rrugëdalje.
E zonja ta godiste në zemër me një fjalë: “Je miku im më i mirë”. S’ka nevojë për plumb që ta vrasësh një burrë, mjaftojnë fjalët.
Gjithçka dukej kaq tmerrësisht e pandryshueshme: derisa rastësia e vuri përpara një grabitësi, dhe Edi bëhet heroi i ditës. Nga ai çast nisi të merrte mesazhe të çuditshme të shkruara në letra bixhozi, dhe secila syresh i priu udhë drejt bëmash të reja të paharrueshme.
Dhe ndërsa Edi bëhej përherë e më popullor, ndërsa shihte një tjetër dritë të shkreptinte në sytë e Odrit dhe njerëzit e përshëndesnin rrugës, filloi të pyesë: prej nga mbërrijnë mesazhet, kush është lajmëtari?
Data sheet
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 400 |
| ISBN | 9789928002990 |
| Shtëpia botuese | I am the messenger |
| Published year | 2018 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
| Roman | Psikologjik |







Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.