Përshkrim
Ku mund ta gjesh harenë e vërtetë?
Si mund ta shfrytëzosh fuqinë e arsyes?
Cili është matësi i vërtetë i suksesit? Si duhet ta menaxhojmë inatin?
Si të gjejmë kuptim?
Si ta mposhtim vuajtjen?
Përgjigjja e këtyre pyetjeve dhe më tepër, gjenden në zemër të filozofisë stoike. Prej kohësh arma e fshehtë e figurave të mëdha të historisë, që nga perandorët e pilotët luftëtarë, tek artistët dhe aktivistët, ishin parimet e Mark Aurelit, Epiktetit dhe Senekës, të cilat kanë ndriçuar fort përgjatë shekujve si një filozofi për veprimtarët.
E testuar në laboratorin e përvojës njerëzore gjatë dymijë viteve të fundit, kjo njohuri e përjetshme është thelbësore për menaxhimin e ndërlikimeve të jetës moderne.
REVIEWS
“Qofsh skllav zyre apo senator amerikan, ky libër do të të ndihmojë të gjesh busullën tënde”.
—GREGORY HAYS, përkthyes dhe redaktor i Meditime nga Mark Aureli
“Një burim i pasur e shpërblyes i mençurisë praktike, e cila të ndihmon të përqendrohesh në atë që ke nën kontroll, të eliminosh besimet false dhe kufizuese, e të ndërmarrësh veprime më efikase. Bëje Stoiku i përditshëm guidën tënde dhe do të shtosh qartësinë, efikasitetin dhe paqen me çdo ditë që kalon”!
— JACK CANFIELD, bashkautor i The Success Principles dhe i serisë Chicken Soup for the Soul
“Stoiku i përditshëm është një thesar që na ndihmon të menaxhojmë zgjedhjet tona, të kapërcejmë vetëmashtrimin dhe të mësojmë se si të sillemi në përputhje me vlerën e vërtetë të gjërave, duke pasur gjithmonë në mendje të mirën e përbashkët. Ky kujdes për shpirtin jo vetëm i bën njerëzit më të mirë, por bën edhe shoqërinë më të fortë”.
—JOSEPH A. MACIARIELLO, autor i librit The Daily Drucker, The Effective Executive in Action dhe A Year with Peter Drucker
Të dhëna
Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
Faqe | 400 |
ISBN | 9789928265708 |
Titulli origjinal | The daily stoic |
Viti i Botimit | 2023 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | David Hudhri, Arben Shehu |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.