Përshkrim
Ndërsa studionte një artikull mbi kampionatin amerikan të memories, Joshua Foer u ndie po aq dyshues sa ç’ishte i intriguar nga deklarata e njërit prej konkurrentëve se edhe një memorie e zakonshme si ajo e tija, “nëse do të përdorej siç duhet”, mund ta fitonte këtë kampionat. Pas një viti me trajnime, ai u gjend në finalen e të njëjtit kampionat. Nën mbikëqyrjen e “atletëve mendorë”, Foer mëson teknika të lashta që më parë përdoreshin nga Cicero për të fiksuar në kujtesë fjalimet e tij, dhe nga studiuesit mesjetarë për të fiksuar libra të tërë.
VLERESIME
“Magjepsës . . . Rrëfimi i tij është i zgjuar e me humor, dhe ashtu si vepra e Dr. Oliver Sacks, i mbushur me një humanizëm që e lejon autorin t’i paraqesë misteret e trurit brenda një konteksti më të gjerë filozofik dhe kulturor”.
—Michiko Kakutani, The New York Times
“Intensiv dhe krejtësisht përpirës . . . Një vlerësim monumental për muskulin e mendjes”.
—The Washington Post
“Me humor, tërheqës dhe plot me detaje të dobishme mbi teknikat e lashta”.
—The Boston Globe
“Duhet lexuar patjetër . . . Libri i Foer-it është i jashtëzakonshëm dhe jashtëzakonisht praktik”.
—The Philadelphia Inquirer
Të dhëna
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 298 |
| ISBN | 9789928265227 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Blendi Lami |







Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.