Dyqani

Rrugetimi i Silkes

860,00 ден

Ky roman është vazhdim i romanit bestseller “Tatuisti i Aushvicit”. Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…

Kategori:

Përshkrim

Heather Morris

Silka Klain është tetëmbëdhjetë vjeçe kur kampi i përqendrimit Aushvic-Birkenau çlirohet nga ushtria sovjetike. Ajo është vetëm një nga gratë dhe vajzat e shumta që dënohen me punë të detyruar, me akuzën se kanë ndihmuar nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Askush nuk i mori parasysh arsyet që e çuan Silkën dhe shumë të tjera si ajo, në atë zgjedhje makabre. Sapo mbërrijnë në gulagun Vorkuta në Siberi, ku Silka duhet të vuajë dënimin 15-vjeçar, e gjendur përballë tmerreve të vjetra e të reja, çdo ditë para një sfide të re, Silka rreket të përdorë edhe një herë zgjuarsinë, sharmin dhe bukurinë e saj për të gjetur rrugën drejt mbijetesës.

Pasi miqësohet me një mjeke dhe mëson të kujdeset për të sëmurët në kamp, kur duhet të mjekojë një burrë me emrin Aleksandër, ajo zbulon se pavarësisht nga gjithçka, në zemrën e saj ka ende vend për dashurinë…

Të dhëna

Lloji i botimit Me kapak te holle
Faqe 382
ISBN 9789928338013
Titulli origjinal Silke’s journery
Viti i Botimit 2020
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Sonila Pasmaciu
Roman Sagë&Histori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rrugetimi i Silkes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

f
Ilindenska, Nr: 105 (212) 862-3680 Librarianob590@gmail.com