Dyqani

Paula

Dëgjo, Paula, dua të të rrëfej një histori që, kur të zgjohesh, të mos ndihesh edhe aq e përhumbur.

Kështu fillon romani i Isabel Allende-s, kushtuar vajzës së saj.

Kategori: ,

Përshkrim

Isabel Allende

Më tepër

Paula ka lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, ku edhe punon… Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.

Befas Paula bie në shtrat nga një sëmundje shumë e rëndë: porfiria. Koma e saj është një rrugë pa kthim. Isabela lë San Franciskon ku jeton dhe shkon t’i rrijë pranë së bijës. Ndërsa mjekët provojnë lloj-lloj mjekimesh për ta shpëtuar, Isabela provon me të vetmen armë të saj: shkruan “për të trembur vdekjen”, siç pohon ajo. Përdor magjinë e fjalës për të evokuar e thirrur së bashku përreth Paulës të gjithë pjesëtarët e asaj familjeje të madhe e të çuditshme. Ata, të gjithë së bashku dhe me kujtimet e secilit, formojnë një zinxhir njerëzor që do ta mbajë Paulën në jetë. Kështu libri bëhet autobiografia e Isabel Allende-s, një rrëfim tronditës plot me hollësi për zanafillën e librave të saj, udhëtimeve, dashurive…

Është rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë (Paula do të mbyllte sytë më 6 dhjetor 1992) që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula, diku larg prej andej, po e dëgjon.

Nuk mund të ketë ndarje përfundimtare, përderisa ekziston kujtimi.

Lamtumirë Paula-grua!

Mirë se vjen, Paula-shpirt!

Të dhëna

Lloji i botimit Me kapak te holle
Faqe 368
ISBN 9789994305544
Titulli origjinal Paula
Viti i Botimit 2018
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Amik Kasoruho
Roman Psikologjik

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Paula”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

f
Ilindenska, Nr: 105 (212) 862-3680 Librarianob590@gmail.com