Përshkrim
Nga dritaret e mirëizoluara me xhama të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila ndihet tashmë e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e të ushqejë urinë e saj për të tjera ditë dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes. Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që bëjnë prej kohësh jetën e tyre, ka nipër tashmë të rritur e gjithmonë më të largët.
Jeta e saj monotone lëkundet kur hyn në skenë një burrë, bashkëmoshatar, i ndarë nga e shoqja, i cili, pa ndrojte, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndjejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe përkrahjes. Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme, apo edhe thjesht e mundur, të dashurohesh në moshën e saj? Çfarë mund t’i ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në perëndimin e tyre? Pse pasioni i të moshuarve mbetet një tabu, edhe në sytë e miqve dhe familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një kapriço.
“Pas xhamit të dyfishtë” është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e panevojshme që krijohet midis brezave e që mohon ndjenja të cilat nuk plaken kurrë.
Kritika
“Pas xhamit të dyfishtë” është një rrëfim delikat dhe i fuqishëm për faktin që nevoja për lidhje dhe kontakt është dominus i njeriut, deri në fund të jetës së tij.
– Corriere della Sera
Thoroddsen, shkrimtare dhe poete islandeze, ka shkruar një roman të shkurtër dhe të gjallë, një dritare e hapur mbi mendimet e një gruaje që po arrin perëndimin e jetës, por që ka një vështrim të ndritur si agimi.
– Io Donna
Data sheet
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 90 |
| ISBN | 9789928233585 |
| Shtëpia botuese | Tvöfalt gler |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
| Roman | Psikologjik |







Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.