Përshkrim
Ai nuk ka dashur askënd aq sa t’i shkojë nga pas… derisa takoi atë.
Sharmant, i shkujdesur dhe i pasur përtej çdo imagjinate, Havier Kastijo e ka botën në majë të gishtave.
Ai nuk ka asnjë interes që të marrë përsipër perandorinë e familjes (për zhgënjimin e madh të të atit), po kjo nuk i ka ndaluar vajzat t’i hidhen në qafë… ama, ndryshon puna, kur vajza e radhës është publicistja e tij. Asgjë nuk e kënaq më shumë sesa ta nxehë, po kur një tragjedi i detyron të afrohen më shumë se kurrë, ai duhet të përballet me pasigurinë e së ardhmes së vet – dhe aty kupton se i vetmi njeri që i reziston sharmit të tij, është ajo që ai do vërtet.
E hijshme, inteligjente dhe ambicioze, Sloana Kensingtoni është një publiciste me peshë, e mësuar të
merret me klientë të vështirë. Sidoqoftë, asgjë nuk e tërbon, apo e tundon, më shumë se njëfarë
trashëgimtari miliarder, me ato gropëzat idiote në faqe dhe qëndrimin e patrazuar. Mund të jetë e
detyruar të punojë me të, por asnjëherë nuk do të bjerë në këmbët e tij, sado fort që ia bën zemrën t’i
rrahë dhe sado maturi të ketë poshtë asaj pamjes së tij prej djaloshi festash.Është klient i saji dhe i tillë
do të mbetet gjithmonë, apo jo?







Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.