Dyqani

Mbreti i inatit

930,00 ден

Autorja e serise Twisted vjen me nje tjeter seri ne gjuhen shqipe, te titulluar Mbreterit e mekatit, e cila ka kater vellime. Shtepia botuese Dritan sjell per lexuesit librin e pare te kesaj serie, Mbreti i Inatit, sjelle ne shqip nga Manushaqe Bako.

Kategori: ,

Përshkrim

Ana Huang

Ajo është gruaja që ai kurrë nuk do ta donte… dhe dobësia që kurrë nuk e pa t’i vinte.

I pamëshirshëm. I përpiktë. Arrogant.   Dante Rusoja e ka merak kontrollin, si në rrafshin personal, ashtu edhe në atë profesional.

Drejtori Ekzekutiv miliarder nuk e ka në plan të martohet – derisa shantazhi e detyron të fejohet me një grua që as nuk e njeh, Vivianë Laun, trashëgimtaren e një biznesi bizhuterish dhe bijën e armikut të tij më të ri.  Pak rëndësi ka se sa e bukur apo tërheqëse është ajo.

Ai do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të shkatërruar provat dhe fejesën e tyre.

Ka vetëm një problem: tani që e ka bërë të tijën… nuk e lëshon dot më.

Elegante. Ambicioze. E sjellshme.

Vivianë Lau është vajza e përsosur dhe bileta e familjes së vet për t’u ngjitur në nivelet më të larta të shoqërisë.  Martesa me Rusonë gjakblu nënkupton hapjen e dyerve, të cilat do të kishin mbetur të mbyllura për familjen e saj të pasuruar rishtazi.

Ndërkohë që Dantja harbut dhe i pakapshëm nuk i përshtatet idesë së partnerit të saj ideal, ajo e pranon këtë martesë me shkuesi për hir të detyrës.   Nevoja për prekjen e tij nuk kishte qenë kurrë pjesë e planit…   …as gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte: të binte në dashuri me burrin e saj të ardhshëm.

 

Të dhëna

Lloji i botimit Me kapak te holle
Faqe 400
ISBN 9789928377524
Titulli origjinal King of Wrath
Viti i Botimit 2024
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha Mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Manushaqe Bako

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mbreti i inatit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

f
Ilindenska, Nr: 105 (212) 862-3680 Librarianob590@gmail.com