Përshkrim
Unë jam shkrimtar. Dhe nëna nuk mund të lexojë. E megjithatë, unë prapë kthehem tek ajo për të kërkuar kuptimin e punës së jetës sime.
E si mund ta masë ajo atë?
Nga era që mbajnë librat e mi, nga pesha që kanë?
Apo nga ilustrimi në kopertinë, nga ndjesia e lëmuar dhe e rrëshqitshme prej plastike e kopertinës?
Gjithë kërkimet sfilitëse, hopet e frymëzimit, gërmimet meraklie për të gjetur mendimin e duhur, fjalitë e ndërliksura dhe të rafinuara: këto ajo nuk i njohu kurrë.
Po kuptimi i jetës? Kuptimi i jetës sime. Librat e mbledhur pirg, që tunden mbi tryezën e nënës, i kanë përgjigjet e hollësishme për kësi pyetjesh.
Të dhëna
| Faqe | 304 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Griselda Zaimi |







Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.