Dyqani

Jeta ime jo aq e persosur

650,00 ден

Jeta ime jo aq e përsosur është një komedi që luan me shumë zgjuarsi me temën e dukjes. Sa njerëz në botë përpiqen të japin një imazh të vetes që nuk përkon aspak me të vërtetën?

Kategori:

Përshkrim

Sophie Kinsella

Kejti, 26 vjece, është një vajzë fshati që ëndërron të bëhet një londineze me L të madhe. Ajo e adhuron jetën e metropoleve të mëdha, gjithë shkëlqim, por çështja është se nuk ia mban xhepi.

Si shumë njerëz të moshës së vet, ajo bën punë afatshkurtra, të keqpaguara, bashkëjeton në një hapësirë të vogël me shoqe të padurueshme, që i hanë shpirtin me gërmëre, vishet me gjëra të lira, ushqehet si zogth. Por pavarësisht nga të gjithë këto, ajo nuk dorëzohet.

Dhe, për më tepër, Kejti i lë të tjerët të besojnë se jeta e saj është fantastike, duke postuar në Instagram foto rrëzëllitëse, kur e vërteta është krejt ndryshe. Ajo do të donte të bëhej si Demetra, madje të ishte Demetra, menaxherja e saj në agjencinë e famshme të marketingut, ku ajo tani punon, një 40-vjeçare e realizuar në profesion dhe në jetë, plot magji, plot vetëbesim dhe shumë egocentrike: gruaja me jetë të përkryer.

Por kur befas Kejti mbetet pa punë përsëri, fati hyn në mes dhe i trazon kartat në lojë…

 

Data sheet

Lloji i botimit Paperback
pages 399
ISBN 9789928292094
Published year 2019
Vendodhja e botimit Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Agim Doksani
Roman Psikologjik

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Jeta ime jo aq e persosur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

f
Ilindenska, Nr: 105 (212) 862-3680 Librarianob590@gmail.com