Përshkrim
Përveç faktit se janë vëllezër, Piteri dhe Ivan Kubeku duken se kanë pak të përbashkëta.
Piteri është avokat në Dublin, në të tridhjetat e tij i suksesshëm, i aftë dhe me sa duket, i pacenueshëm. Por, pas vdekjes së të atit, ai po merr ilaçe për të fjetur dhe po përpiqet të menaxhojë marrëdhëniet e tij me dy gra të ndryshme: dashurinë e tij të parë, Silvian dhe Naomin, një studen-te universiteti, për të cilën jeta është një shaka e gjatë.
Ivani është një njëzetedyvjeçar që konkurron në lojërat e shahut. E ka parë gjithnjë veten si njeri të tërhequr në marrëdhëniet shoqërore, vetmitar, antiteza e vëllait të tij të shkathët. Tani, në javët e para të zisë, Ivani njihet me Margaretin, një grua më e madhe në moshë që po del nga e shkuara e vet e trazuar dhe jetët e tyre ndërthuren shpejt e intensivisht.
Për dy vëllezër në zi dhe njerëzit që ata dashurojnë, ky është një interlud i ri – një periudhë dëshire, dëshpërimi dhe mundësie një shans për të zbuluar se sa mund të mbajë jeta brenda vetes, pa u thyer.







Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.