Dyqani

I Dashuri

890,00 ден

Një histori fantastike, personazhe të paharrueshme, rrëfim i bukur; më tërhoqi qysh në fillim. M’u duk sikur e mora me mend përfundimin, por pastaj u befasova, sepse zonja McFadden është aq e zgjuar sa të të habitë. E rekomandoj fuqishëm.
– Diannoud

Kategori: ,

Përshkrim

Sidni Shou, si çdo femër beqare në Nju-Jork, ka pasur fat dreqi me të dashurit. I ka provuar të gjitha: meshkuj që gënjejnë në profilin e aplikacioneve të njohjeve, meshkuj që i ngecin të paguajë faturën e darkës dhe më keq nga gjithçka, meshkuj që nuk u mbyllet goja duke folur për nënën e tyre. Por, më në fund, bëri bingo.
I dashuri i ri është absolutisht i përsosur. Joshës, i hijshëm dhe punon si mjek në një nga spitalet e qytetit. Sidni po fluturon.
Pastaj, vjen vrasja mizore e një gruaje të re, e fundit e një vargu vdekjesh që ka hutuar policinë. I dyshuari kryesor? Një burrë misterioz që krijon lidhje me viktimat e tij para se t’i vrasë.
Sidni nuk ka pse të trembet. Në fund të fundit, ajo po del me mashkullin e ëndrrave të saj. Por nuk i ndahet dyshimi se mashkulli i përsosur mund të mos jetë aq i përsosur sa duket. Sepse, dikush po e përgjon vazhdimisht dhe po të mos zbulojë të vërtetën, ajo do të jetë viktima e radhës e vrasësit…
Me këtë roman ku rrëfehet një histori e errët për fiksimin dhe ato që ne bëjmë për hir të dashurisë, shkrimtarja bestseller e Nju-Jork Tajmsit, Freida McFadden, provon se shpeshherë krimet e pasionit janë më mizoret…
*  *  *

Ritmi i rrëfimit të këtij libri ishte çuditërisht i shpejtë, duke e bërë lexuesin të befasohet nga kthesat e papritura. Në masën 60 për qind besoja se e kisha marrë me mend përfundimin, por, siç ndodh gjithnjë me Fridën, ajo të bën të besosh se e ke kuptuar çfarë po ndodh e pastaj të habit me një përfundim krejt të papritur. Nuk dua ta teproj, por më besoni, do t’ju pëlqejë
ky libër! Sidomos po t’ju kenë pël-qyer librat e saj të mëparshëm, ky i tanishmi do të bëhet
i parapëlqyeri juaj i ri.
– Pavlina Sanborn

Një histori fantastike, personazhe të paharrueshme, rrëfim i bukur; më tërhoqi qysh në fillim. M’u duk sikur e mora me mend përfundimin, por pastaj u befasova, sepse zonja McFadden është aq e zgjuar sa të të habitë. E rekomandoj fuqishëm.
– Diannoud

Frida më befasoi sërish! Po vdisja të merrja vesh çfarë do të ndodhte më tej. Pikërisht kur mendova se e kuptova, u befasova. Më pëlqeu!
– Kail Lowry

Mendova se e kuptova qysh në fillim, por u gabova rëndë. U befasova.

– Sydney Books 

Të dhëna

Lloji i botimit Me kapak te holle
Faqe 352
ISBN 978-9928-00-709-4
Viti i Botimit 2025
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “I Dashuri”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

f
Ilindenska, Nr: 105 (212) 862-3680 Librarianob590@gmail.com