Dyqani

Genjeshtra – Libri i katert i Serise Twisted

980,00 ден

Shtepia botuese Dritan hedh ne qarkullim librin e fundit te serise Twisted, Genjeshtra, te autores bestseller Ana Huang, – nje fenomen global i BookTok-ut, – shqiperuar nga Ilir Bashari. Libri vjen per lexuesit duke nisur qe nga data 5 qershor 2024. Porosite qe tani tek Bukinist online!

Kategori: ,

Përshkrim

Ana Huang

Tërheqës, vdekjeprurës dhe mjaft i zgjuar për ta fshehur këtë tipar,

KRISTIAN HARPËRI është një përbindësh i veshur me kostumet e përsosura të një zotërie.

Ai as që do t’ia dijë për moralin dhe aq më pak për dashurinë, por nuk mund të mohojë tërheqjen e çuditshme që ndien ndaj gruas, e cila jeton vetëm një kat më poshtë.

Ajo është objekti i dëshirave të tij më të errëta, e vetmja enigmë që nuk mund ta zgjidhë. Dhe kur i vjen në dorë mundësia për t’u afruar me të, i thyen të gjitha rregullat, për t’i ofruar një marrëveshje, që ajo nuk mund ta refuzojë.

Çdo përbindësh ka dobësitë e veta. Ajo është e tija.

Fiksimi i tij.

Varësia e tij.

Përjashtimi i tij i vetëm.

E ëmbël, e ndrojtur dhe introverte, pavarësisht famës në rrjetet sociale, STELA ALONSO është një romantike, që e mban zemrën të mbyllur në kafaz.

Mes dy punëve që bën, i mbetet pak kohë apo dëshirë për një lidhje.

Por kur një kërcënim nga e kaluara e shtyn në krahët – dhe shtëpinë – e burrit më të rrezikshëm që ka takuar ndonjëherë, ajo tundohet ta lërë veten të ndiejë diçka për herë të parë pas kaq shumë kohe.

Pavarësisht natyrës së ftohtë të Kristianit, ai e bën të ndihet:

E pasionuar.

E mbrojtur.

Me të vërtetë e dëshiruar.

Kjo e tyrja është një dashuri e shtrembëruar me sekrete dhe e njollosur nga gënjeshtra… dhe kur  të vërtetat, më në fund, zbulohen, ato mund të vënë në pikëpyetje gjithçka.

Të dhëna

Lloji i botimit Me kapak te holle
Faqe 586
ISBN 9789928377418
Titulli origjinal Twisted, Lies
Viti i Botimit 2024
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 18-vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Ilir Bashari
Roman Romancë&Pasion

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Genjeshtra – Libri i katert i Serise Twisted”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

f
Ilindenska, Nr: 105 (212) 862-3680 Librarianob590@gmail.com