Dyqani

Faqja tjetër e hënës

650,00 ден

Kategori:

Përshkrim

Tridhjetë gra që tregojnë historitë e tyre, tridhjetë tregime që dëshmojnë edhe një herë angazhimin feminist të Alberto Moravias, një angazhim që e ka bërë të ndërtojë një sërë portretesh të paharrueshme grash, te të cilat gjendja e shoqërisë dhe gjendja e gruas shfaqen më shumë se kurrë të lidhura me një problem të madh të vetëm moral: pasigurinë. Ky vëllim me titull “Faqja tjetër e hënës” (siç titullohet njëri prej tregimeve), bëhet shprehje e ngurrimit që gruaja nuk do të reshtë kurrë së nxituri te vetja, por edhe te shoku i vet, një zgjidhje ironike e një drame të përsëritur në shekuj nënshtrimesh dhe moskuptimesh. Gratë flasin për pasigurinë e tyre përballë jetës dhe, ironikisht, edhe për atë të meshkujve, për të cilët ato janë një enigmë e përhershme dhe tërheqëse. Ndryshe nga përmbledhjet e tjera me tregime, te “Faqja tjetër e hënës”, ato ushqejnë një zemërim të thellë dhe të gjitha përshkohen dhe shprehen – në kuptimin frojdian – nga zëri i pavetëdijes, efektet e të cilit i shohim, shpesh pa u kuptuar arsyet. Fijet e rrëfimit që lidhin tregimet me njëri-tjetrin janë një vizion krejt ‘feminist’ i një bote të re që po shfaqej dhe po afirmohej edhe në Itali, kur u botua ky vëllim 50 vjet më parë, duke rrënuar zakonet e vjetra dhe një strukturë shoqërore të rrënjosur thellë.

Kjo përmbledhje paraqet një Moravia me gjuhë të mprehtë, madhështor në ngulitjen e imazheve të shkurtra dhe të thukëta, që na kujtojnë përsosurinë letrare të romaneve të famshme të Moravias, që nga “Çoçarja” apo “Burri që këqyr” e deri te qindra e qindra faqe me tregime nga më të fuqishmit e letërsisë italiane të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Faqja tjetër e hënës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ilindenska, Nr: 105 Librarianob590@gmail.com