Dyqani

E gjelber smeraldi

740,00 ден

“E gjelbër smeraldi” është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas “E kuqe rubini” dhe “Blu safiri”.

Përshkrim

Kerstin Gier

Tashmë, Guendolina duhet të përmbushë fatin e saj, por askush nuk mund t’i thotë se çfarë duhet të bëjë. Qysh kur ka mësuar se ajo vetë është Rubini, anëtarja e fundit e Rrethit të të Dymbëdhjetëve që udhëtojnë në kohë, bashkë me Gideonin kanë kryer udhëtime të shumta në të shkuarën. Ata lidhen me anëtarë të humbur të Rrethit, me qëllim që t’u marrin kampionët e gjakut për t’i shtënë në kronograf, duke plotësuar kësisoj Rrethin dhe duke bërë të mundur realizimin e profecisë së fshehtë.

Ajo dyshon se themeluesi i Rrethit, Konti i Sent Zhermenit, po thur një plan djallëzor, por askush nuk i zë besë fjalës së saj. Nga ana tjetër, dëshpërimisht e dashuruar me Gideonin, Guendolina pandeh se ai po e shfrytëzon për qëllime të tjera të këqija.

“E gjelbër smeraldi” është përfundimi i jashtëzakonshëm e kësaj trilogjie, që nis aty ku janë ndërprerë ngjarjet e “Blu safirit”, duke arritur maja të reja intrigash dhe romantizmi, ndërsa Guendolina më së fundi, zbulon sekretet e shoqërisë së udhëtimit në kohë dhe mëson fatin e saj.

Kur më puth ti, Guendolina Sheferd, e humbas kontaktin me tokën. Nuk e di se si e bën apo ku e ke mësuar. Nëse e ke parë në ndonjë film, atëherë duhet ta shikojmë patjetër bashkë. Kur më puth ti, nuk dua asgjë më shumë, sesa të të ndiej e të të mbaj në krahët e mi. Ta hajë dreqi, jam dashuruar kaq keq me ty, saqë ndihem sikur dikush, diku brenda meje, ka derdhur një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën!

Admiruesit e trilogjisë së gurëve të çmuar nuk do të mbeten të zhgënjyer nga kjo finale befasuese dhe romantike.

Kirkus Review

Një roman për të rinj, me një ritëm të jashtëzakonshëm, me personazhe të mahnitshme, që mund të udhëtojnë në kohë, plot me hollësi historike që s’duhen humbur.

YA Fantasy Addicts

 

Data sheet

Lloji i botimit Paperback
pages 400
ISBN 9789928310699
Published year 2021
Vendodhja e botimit Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha e leximit mbi 10 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Sabina Dhrimo

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “E gjelber smeraldi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

f
Ilindenska, Nr: 105 (212) 862-3680 Librarianob590@gmail.com