Përshkrim
Ela Rubinsteini-n e përpijnë tregimet për Shamsin e Tabrizit në kërkim të Rumiut dhe roli i dervishit në shndërrimin e klerikut të famshëm, por aspak të lumtur, në një poet pasionant dhe mbrojtës të dashurisë. Por ajo nis ti zbatojë edhe vetë mësimet e Shamsit apo rregullat që flasin për një filozofi të lashtë mbështetur në bashkëjetesën mes njerëzve e kulturave si dhe për praninë e dashurisë brenda secilit prej nesh.
Duke lexuar, ajo bindet përherë e më shumë se historia e Rumiut i ngjan historisë së jetës së saj dhe autori Zahara i ngjan Shamsit të dikurshëm, duke e çliruar.
Elif Shafak lindi në Strasburg të Francës në vitin 1971. Ka fituar shumë çmime si romanciere dhe është shkrimtarja më e lexuar në Turqi. Kritikët e kanë cilësuar si “një nga zërat më të shquar të botës bashkëkohore letrare turke”. Librat e saj janë përkthyer në më tepër se tridhjetë gjuhë dhe i është dhënë titulli i nderit “Kalorëse e Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë”.
Data sheet
pages | 492 |
ISBN | 9789928000446 |
Published year | 2011 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Taulant Hatia |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.