Dyqani

Dhoma e fluturave

860,00 ден

Lucinda e sagës 7 motrat vjen me një roman të ri në shqip: Një shtëpi fantastike. Një fëmijëri përrallore. Një sekret shkatërrues. Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley.

Përshkrim

Lucinda Riley

Pozi Montagu po u afrohet të shtatëdhjetave dhe jeton ende në shtëpinë e bukur të familjes, Admiral House, që ngrihet në rrethinat e Suffolkut të lavdishëm. Aty ajo kaloi një fëmijëri të lumtur, duke kapur flutura me babanë e dashur, dhe rriti fëmijët e saj, por tani Pozi e di që ka ardhur koha të marrë një vendim të vështirë. Shtëpia ruan shumë kujtime dhe kopshti është i mrekullueshëm: iu deshën plot njëzet e pesë vjet për ta krijuar, por ajo ngrehinë madhështore po rrënohet dita-ditës dhe Pozi e di se s’ka zgjidhje tjetër, veçse ta shesë.

Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara – Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e përtërirë të Fredit. Dhe, me rishfaqjen e Fredit, nxjerr krye edhe një sekret shkatërrues…

Sekrete të tmerrshme, fuqia e të cilave nuk zbehet me kohën dhe vetëm dashuria e vërtetë mund t’i falë. Dhe Pozi ende nuk e di se ato lidhen ngushtë me të…

Të dhëna

Lloji i botimit Me kapak te holle
Faqe 560
ISBN 9789928292889
Viti i Botimit 2021
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Albana Nexhipi Lekaj
Roman Sagë&Histori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dhoma e fluturave”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

f
Ilindenska, Nr: 105 (212) 862-3680 Librarianob590@gmail.com