Përshkrim
LIBRI #1 PËR FINANCAT PERSONALE I TË GJITHA KOHËRAVE… DHE NJË KLASIK QË I KA REZISTUAR TESTIT TË KOHËS BABAI I VARFËR BABAI I PASUR
• Rrëzon mitin se duhet të keni të ardhura të mëdha për t’u bërë i pasur, sidomos në një botë ku teknologjia, robotët dhe ekonomia globale po ndryshojnë rregullat
• Ju mëson se zotërimi i aktiveve mund të jetë më i rëndësishëm për të ardhmen tuaj sesa një rrogë e madhe, si dhe ju mëson për avantazhet nga taksat që përfitojnë investitorët dhe biznesmenët
• Sfidon besimin se shtëpia juaj është një aktiv – siç mësuan shumë njerëz në kurrizin e tyre kur vërshoi kriza e uljeve të çmimeve të shtëpive dhe dështuan kreditë subprime
• Na kujton se nuk mund të mbështetemi te sistemi shkollor për t’u mësuar fëmijëve subjektin e parave dhe përse kjo aftësi jetësore kaq thelbësore është më e rëndësishme sot se kurrë më parë
• Shpjegon se çfarë duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj për paratë që të përgatiten për sfidat dhe mundësitë e botës së sotme dhe të shijojnë jetën e pasur që meritojnë
“Baba i pasur, Baba i varfër është një pikënisje për të gjithë ata që duan të kenë kontroll mbi të ardhmen e tyre financiare.”
| USA TODAY
“Arsyeja kryesore se përse njerëzit kanë vështirësi financiare është se kanë kaluar vite në shkollë por nuk kanë mësuar asgjë për paratë. Si rezultat, njerëzit mësojnë të punojnë për para… por nuk mësojnë kurrë se si t’i bëjnë paratë të punojnë për ta.”
Të dhëna
Faqe | 326 |
ISBN | 9789928303783 |
Redaktori | Xhevat Lloshi |
Viti i Botimit | 2022 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Çeltina Lloshi |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.