Dyqani

Asnje qindarke me shume

650,00 ден

Një tjetër roman i Jeffrey Archer vjen në shqip pas suksesit të sagës së Keinit dhe Abelit. Një nga dhjetë romancierët më të mirë të kohës tonë rrëfen mënyrën sesi fitohet paraja sot; por ai shkon më tej: tregon historitë e sakrificës dhe gjakut që i duhet sipërmarrësit për të mbajtur milionshin e parë të dollarëve. Henrik Metelski ishte një prej njerëzve që është një hap para të tjerëve në kontrollin e parasë

Kategori: ,

Përshkrim

Jeffrey Archer

Më tepër

Të grumbullosh një milionëshin e parë në mënyrë të ligjshme është e vështirë. Të bësh një milionëshin e parë në mënyrë jo të ligjshme është pak më e lehtë. Të ruash një milionëshin e parë ndoshta është operacioni më i vështirë.

Henrik Metelski ishte prej atyre njerëzve të rrallë që i kishte menaxhuar të treja këto situata edhe pse një milionëshi i parë i ligjshëm ishte grumbulluar mbas një milionëshi që kishte përfituar në rrugë jo të ligjshme, ajo që e bëri atë të ishte një hap para të tjerëve ishte fakti që ai arriti t’i mbante nën kontroll këto para.

VLERËSIME

Librat e Jeffery Archerit janë befasues, tronditës dhe personazhet janë aq të vërtetë sa shpesh të krijohet mendimi se Archer-i ka shkruajtur biografinë e tij. Duke u nisur nga forca e prozës së tij unë do të guxoj që ta krahasoj atë me John Galsworthy-n. Por ai rrëfen me gjuhën e bashkëkohësve, prandaj është edhe kaq i suksesshëm.

The Guardian

Archer…, ka një talent të jashtëzakonshëm. Ai rrëfen me mjeshtri ngjarje që lëvizin me dinamizëm dhe gjatë gjithë kohës përjeton emocione të shumta.

The Philadelphia Inquirer

Ai ka klasin e Alexandër Dumasë… dhe është i aftë që ta mbajë të “mbërthyer” lexuesin deri në fund të romanit.

Washington Post

Të dhëna

Lloji i botimit Me kapak te holle
Faqe 365
ISBN 9789928062215
Titulli origjinal Not a penny more, not a penny less
Viti i Botimit 2018
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Mirela Milori
Roman Sagë&Histori

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Asnje qindarke me shume”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

f
Ilindenska, Nr: 105 (212) 862-3680 Librarianob590@gmail.com