Përshkrim
Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë udhëtarëve të kohës, jeta e Guendolinës mori tjetër kthesë. Ajo nuk është një vajzë e zakonshme londineze, por një udhëtare në kohë, që Rojat – një urdhër i fshehtë me seli në labirintin e rrugëve përreth Temple Church – e dërgojnë në epokat e shkuara për të marrë një pikë gjaku nga dymbëdhjetë të përzgjedhurit dhe për të plotësuar kronografin, një mision prej të cilit varet fati i njerëzimit.
Gjatë kohës që kërkon nëpër shekuj të tjerë udhëtarë të kohës, ajo përpiqet të kuptojë gjithë misteret dhe profecitë që qarkullojnë për Rrethin.
Në gjendjen ku është, e shqetëson thuajse çdo gjë: fakti që e fluturojnë para e mbrapa nëpër shekuj, hamendja përzier me zili e kushërirës Sharlotë, mërzia e mësimeve të vallëzimit e të qëndrimit…
Pak gjëra i pëlqejnë: xhindi i vogël fantazmë Ksemerius, të cilin vetëm Gueni mund ta shohë dhe, natyrisht, shoku i saj i udhëtimeve në kohë: Gideoni i pashëm, i cili është tej mase i parashikueshëm me të. Pa dyshim, Gueni e di se nga duhet të ruhet: nga konti i Sen Zhermenit, që mban në dorë fijet e gjithë ngjarjeve dhe që kërkon të plotësojë sa më shpejt kronografin, para se ta ndalojnë armiqtë. Po kush janë armiqtë e vërtetë? Pse Gueni nuk arrin t’i besojë atij?
Kritika
“Trilogjia e gurëve të çmuar” është një aventurë jashtëzakonisht intriguese, e pasur me udhëtime të mistershme në kohë, me aksion që të lë pa frymë dhe romanca drithëruese.
TeenReads.com
Ky roman, njësoj si dhe vëllimi i parë, është shkruar me mjeshtëri të rrallë dhe ironi të këndshme, elemente këto që e shndërrojnë në një lexim të shpejtë dhe të parezistueshëm. Për lexuesit, Guendolina mbetet një prej heroinave më të shkathëta e më të zgjuara në qarkullim.
Atelier dei Libri
“Aventurë, humor dhe mister: të gjitha pritshmëritë plotësohen.”
Booklist, starred review
Data sheet
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 316 |
| ISBN | 9789928233691 |
| Shtëpia botuese | Saphirblau |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Irena Nasi |
| Roman | Fantashkencë |







Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.